KYÇUNI
MENY

Sa është i rëndësishëm Sigurimi i Shëndetit?

Të qenit i shëndetshëm është një element thelbësor për lumturinë dhe mirëqenien e njeriut.

Kohëve të fundit secili nga ne ka arritur te kuptoj se sa i rëndësishëm është shëndeti, kujdesi për veten dhe të tjerët.

Shpeshherë duke u fokusuar në dinamikën e jetës, në shkollim apo në punë harrojmë se sa e rëndësishme është të kemi kujdes për veten dhe shëndetin personal.

Kur është fjala për kujdesin ndaj shëndetit atëherë një ndër hapat më të rëndësishëm për një kujdes të shtuar është sigurimi i shëndetit.

Përmes sigurimit të shëndetit, një kompani e sigurimeve në bazë të marrëveshjes me klientin ofron mbulueshmërinë e nevojshme për kompensimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e sëmundjeve, lëndimeve, aksidenteve apo formave të tjera të përkeqësimit të shëndetit, gjithmonë duke u bazuar në parimet e kontratës.

Në Kosovë janë disa kompani të sigurimeve që e ofrojnë këtë lloj të sigurimit, një ndër to është edhe kompania SCARDIAN.

Scardian Sigurime është kompani e besueshme, mbrojtëse, e kujdesshme dhe e përkushtuar ndaj klientëve të saj, qëllimi i kompanisë është të minimizoj traumat dhe shpenzimet e klientëve në rast fatkeqësie, e që shpeshherë mund të jenë shpenzime jo të vogla.

Sigurimin shëndetësor, Scardian e ofron si pako familjare përmes tri pakove të ndryshme varësisht se cila i përgjigjet më së miri kërkesës së klientëve.

23.02.2022
Shëndet
Shpërndaj në facebook Shpërndaj në linkedIn Shpërndaj në Twitter
Scardian J.S.C.
Sigurisht, SCARDIAN