KYÇUNI
MENY

Scardian Sigurime fiton çmimin Tatimpaguesi i Vitit 2021

 

Të premten datë 18 shkurt 2022, në një Gala Mbrëmje të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, tashmë tradicionale si "THE BEST OF KOSOVO 2021", u ndanë çmime të ndryshme për bizneset kosovare.

 

Scardian Sigurime si një ndër kompanitë lidere në tregun e sigurimeve dhe kompani me kapital 100% vendor pranoi çmimin si Tatimpaguesi i vitit 2021.

 

Ky cmim vjen si rezultat i një pune të palodhshme të stafit dhe menaxhmentit të kompanisë të cilët me kontributin e tyre çdo ditë arrijnë të ju ofrojnë qytetarëve të Kosovës shërbime cilësore dhe koherente në fushën e sigurimeve.

 

Ky çmim shërben si motiv shtesë për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë, realizimin e objektivave të kompanisë dhe vlerësim për kontributin e madh që Scardian Sigurime ofron për zhvillimin e ekonomisë vendore.

 

04.04.2022
Scardian
Shpërndaj në facebook Shpërndaj në linkedIn Shpërndaj në Twitter
Scardian J.S.C.
Sigurisht, SCARDIAN