KYÇUNI
MENY

Scardian Sigurime mbështet fuqinë e qëndrueshmërisë dhe frymën e shëndetit përmes sportit

 

Në Scardian Sigurime, ne besojmë se shëndeti, qëndrueshmëria dhe vendosmëria janë themelet e një jete të sigurt dhe të suksesshme. Pikërisht këto vlera na frymëzojnë të mbështesim individë që sfidojnë kufijtë e tyre përmes pasionit dhe përkushtimit.

Njëri ndër ta është Gentian Likaj, sportist i njohur për qëndrueshmëri dhe forcë shpirtërore, të cilin kemi pasur kënaqësinë ta mbështesim në rrugëtimin e tij sportiv.

Sfida që shndërrohen në frymëzim

Në garën ndërkombëtare Puglia by UTMB, Gentiani dëshmoi se me zemër dhe durim, çdo majë është e arritshme. Ai përfundoi 145.4 kilometra me mbi 3583 metra ngjitje, duke vrapuar 18 orë, 42 minuta e 14 sekonda pa ndalur!

Një arritje që tejkalon kufijtë fizikë dhe shpirtërorë, e cila për ne në Scardian përfaqëson më shumë se një sukses sportiv – përfaqëson forcën e njeriut për të mos u dorëzuar, për të ruajtur ekuilibrin dhe për të jetuar shëndetshëm.

Bashkë për një jetë më të sigurt dhe më aktive

Falë bashkëpunimit me Scardian Sigurime-pjese e grupit Fundway, Gentiani ka mundur të fokusohet në atë që di të bëjë më së miri – të sfidojë veten dhe të frymëzojë të tjerët.

Mbështetja jonë për sportistë si Gentiani është pjesë e misionit tonë për të promovuar stilin e jetesës aktive, kujdesin për shëndetin dhe sigurinë personale. Sepse besojmë se siguria nuk është vetëm mbrojtje nga rreziqet, por edhe nxitje për të jetuar jetën me pasion dhe liri.

 

“Falë bashkëpunimit me Scardian Sigurime, çdo hap drejt majës u bë i mundur. Ju faleminderit për besimin dhe mbështetjen!” – Gentian Likaj

 

Scardian – përtej sigurimit, një partner në rrugëtimin tuaj

Në çdo garë të jetës – qoftë ajo në punë, në rrugë apo në mal: qëndrueshmëria, përgatitja dhe mbështetja janë thelbësore.

Ne si kompani jemi këtu për të ofruar siguri, por edhe për të frymëzuar: të jetojmë më shëndetshëm, të veprojmë me guxim dhe të ndjekim majat tona personale.

Sepse garat e mëdha kërkojnë mbështetje të mëdha dhe ne jemi gjithmonë aty për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugës.

 

12.11.2025
Shëndet
Shpërndaj në facebook Shpërndaj në linkedIn Shpërndaj në Twitter
Scardian J.S.C.
Sigurisht, SCARDIAN