.jpg)
.jpg)
Scardian Sigurime është sponsor zyrtar i DokuTech 2025, një prej konferencave më të rëndësishme të teknologjisë dhe shkencës në Kosovë. Këtë ngjarje e organizon The Foundation House, një organizatë e njohur për krijimin e hapësirave që nxisin inovacionin, kreativitetin dhe zhvillimin profesional.
DokuTech mbledh çdo vit profesionistë, inovatorë dhe të rinj të apasionuar pas teknologjisë, duke sjellë folës ndërkombëtarë, punëtori praktike dhe prezantime me ndikim. Si një event me rëndësi të madhe për ekosistemin teknologjik në Kosovë, ai përputhet plotësisht me vizionin e Scardian për të mbështetur projekte që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe rritjen e mundësive për të rinjtë.
Me këtë sponsorizim, Scardian forcon rolin e saj si një kompani që investon në të ardhmen, në edukim dhe në teknologji. Mbështetja jonë ndaj DokuTech është një mënyrë për të qenë pranë komunitetit, për të ndihmuar rritjen e talentit lokal dhe për të përkrahur iniciativat që frymëzojnë dhe sjellin ndryshim.
Scardian Sigurime do të vazhdojë të qëndrojë pranë nismave që kanë impakt pozitiv në shoqëri, duke përkrahur projekte që ndërtojnë të ardhmen e brezave të rinj dhe promovojnë zhvillimin teknologjik në vend.