

Qyteti i Prishtinës ka vënë në funksion sistemin e ri të kamerave të sigurisë në trafik, i cili tashmë po shqipton gjoba automatike për shkeljet e rregullave të komunikacionit. Ky hap synon rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinës në trafik, por për shumë shoferë do të thotë edhe më shumë kujdes gjatë vozitjes së përditshme.
Për të shmangur gjobat dhe për të kontribuar në një trafik më të sigurt, është e rëndësishme që çdo vozitës të respektojë rregullat bazë të qarkullimit.
Këshilla për një vozitje të qetë dhe pa stres:
· Respektoni kufizimet e shpejtësisë
· Mos përdorni telefonin gjatë vozitjes
· Ndiqni shenjat dhe rregullat e komunikacionit
· Mbani distancë të sigurt nga automjetet e tjera
Siguria nuk ndalet vetëm te rregullat!
Përveç kujdesit në trafik, sigurimi i automjetit është një element kyç për mbrojtje dhe qetësi financiare.
Sigurimi i Autopërgjegjësisë është i detyrueshëm me ligj, ndërsa Sigurimi Kasko ofron mbrojtje shtesë ndaj dëmeve, aksidenteve dhe situatave të paparashikuara.
Në Scardian Sigurime, ne kujdesemi që ju të jeni të mbrojtur në çdo rrugë dhe në çdo situatë. Vozitni me kujdes, respektoni rregullat dhe sigurohuni që automjeti juaj të ketë mbulimin e duhur.