KYÇUNI
MENY

Scardian Sigurime dhe Swisscontact bashkë për zhvillimin e lidershipit dhe kapaciteteve profesionale

Scardian Sigurime ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e një bashkëpunimi të rëndësishëm me Swisscontact, në kuadër të projektit Matching Skills to Jobs (MSJ), me fokus në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe forcimin e lidershipit brenda organizatës.

Ky partneritet përfaqëson një hap strategjik në investimin tonë të vazhdueshëm në njerëzit tanë, duke synuar rritjen e performancës organizative dhe përmirësimin e standardeve në industrinë e sigurimeve në Kosovë.

Në këtë kuadër, do të implementohet një Leadership Development Programme i personalizuar, i cili është dizajnuar për të adresuar nevojat specifike të ekipit tonë dhe për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Programi synon të:

  • zhvillojë aftësitë menaxheriale të stafit drejtues

  • forcojë lidershipin në të gjitha nivelet e organizatës

  • përmirësojë vendimmarrjen strategjike dhe efektivitetin operacional

Ky program nuk do të ndikojë vetëm në zhvillimin e brendshëm të ekipit, por gjithashtu do të reflektohet drejtpërdrejt në përvojën e klientëve tanë. Përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale, synojmë të ofrojmë shërbime edhe më cilësore, inovative dhe të orientuara drejt nevojave reale të tregut.

Programi do të realizohet në partneritet me Cegos Group, një nga ofruesit më të njohur ndërkombëtarë të trajnimeve dhe zhvillimit profesional, duke garantuar një qasje moderne dhe të standardeve më të larta ndërkombëtare.

Në Scardian Sigurime, besojmë se zhvillimi i kapitalit njerëzor është themeli i suksesit afatgjatë. Ky bashkëpunim me Swisscontact përforcon angazhimin tonë për të ndërtuar një organizatë të qëndrueshme, të orientuar drejt inovacionit dhe ekselencës në shërbim.

Falënderojmë Swisscontact për partneritetin dhe mbështetjen në këtë iniciativë të rëndësishme, e cila kontribuon në avancimin e praktikave moderne të menaxhimit dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, në përputhje me vizionin dhe kulturën e zhvillimit që promovojmë si pjesë e grupit Fundway.

17.03.2026
Scardian
Shpërndaj në facebook Shpërndaj në linkedIn Shpërndaj në Twitter
Scardian J.S.C.
Sigurisht, SCARDIAN