

Scardian pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e saj një grup studentësh nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, të shoqëruar nga profesorët e tyre, në kuadër të një vizite studimore me karakter informues dhe profesional.
Studentët u pritën nga Drejtori i Dëmeve, Bujar Kaqamaku, dhe Menaxheri i Dëmeve Materiale, Guxim Kamberi, të cilët prezantuan nga afër funksionimin e departamentit dhe ndanë përvojën e tyre profesionale në industrinë e sigurimeve.
Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më thellë me aktivitetin e kompanisë, me fokus të veçantë në Departamentin e Dëmeve. Ata u informuan për procesin e trajtimit të dëmeve, standardet që ndiqen dhe mënyrën se si Scardian siguron një shërbim efikas, transparent dhe të drejtë për klientët e saj.Në vijim, përfaqësues të kompanisë prezantuan edhe mundësitë për zhvillim profesional dhe praktikë pune, duke i inkurajuar studentët që të konsiderojnë industrinë e sigurimeve si një mundësi reale për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe me ndikim në shoqëri.
Scardian falënderon studentët dhe profesorët për vizitën dhe interesimin e treguar. Kompania mbetet e përkushtuar në mbështetjen e talenteve të reja dhe e hapur për bashkëpunime të reja që kontribuojnë në zhvillimin profesional të gjeneratave të ardhshme.