

Scardian Sigurime ka kënaqësinë të prezantojë bashkëpunimin më të ri me Wizz Air, duke sjellë një mënyrë më moderne dhe më praktike për sigurimin e udhëtimeve për pasagjerët që udhëtojnë nga Kosova.
Falë këtij partneriteti, udhëtarët e Wizz Air tani mund të kenë qasje në Sigurimin e Udhëtimit nga Scardian direkt gjatë eksperiencës së boarding pass-it apo gjatë procesit të blerjes së biletës. Ky integrim e bën sigurimin pjesë të natyrshme të planifikimit të udhëtimit, duke ofruar më shumë siguri, komoditet dhe qetësi për çdo pasagjer.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve të sigurimit në tregun kosovar, duke reflektuar përkushtimin e Scardian Sigurime për të ofruar zgjidhje inovative dhe të orientuara drejt klientit.
Përmes partneriteteve strategjike me kompani ndërkombëtare si Wizz Air, Scardian vazhdon të ndërtojë eksperienca më të thjeshta, më të shpejta dhe më efikase për klientët që udhëtojnë.
Siguria në udhëtim, tashmë më afër se kurrë.