

Aksidentet në vendin e punës vazhdojnë të jenë një shqetësim serioz në Kosovë, veçanërisht në sektorët me rrezik më të lartë, si ndërtimtaria dhe prodhimi. Rastet e fundit kanë rikthyer vëmendjen te siguria e punëtorëve dhe nevoja për mbrojtje financiare për ta, familjet dhe bizneset ku punojnë.
Sipas të dhënave të Inspektoratit Qendror të Punës, gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, 12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës në Kosovë. Ndërkaq, Raporti Vjetor për vitin 2025 evidenton 620 aksidente në punë, prej të cilave 18 ishin fatale.
Pas secilit rast qëndron një punëtor, një familje dhe një biznes që përballet me pasoja njerëzore dhe financiare.
Parandalimi dhe sigurimi duhet të shkojnë së bashku
Pajisjet mbrojtëse, trajnimi i punëtorëve, kontrolli i makinerive dhe vlerësimi i vazhdueshëm i rrezikut janë masa thelbësore për krijimin e një vendi të sigurt të punës.
Megjithatë, edhe kur zbatohen të gjitha masat parandaluese, rreziku nuk mund të eliminohet plotësisht. Një defekt teknik, një moment pakujdesie apo një ngjarje e paparashikueshme mund të shkaktojë lëndim, paaftësi për punë ose humbje jete.
Pikërisht për këto situata, Scardian ofron Sigurimin e Punëtorëve nga Aksidentet Personale, me mundësi të përshtatjes së policës sipas aktivitetit të biznesit, numrit të punëtorëve dhe nivelit të rrezikut.
Çfarë mund të mbulojë sigurimi?
Në varësi të mbulimit të kontraktuar, sigurimi mund të përfshijë:
Këto përfitime e ndihmojnë punëtorin të përballojë shpenzimet e trajtimit dhe rehabilitimit. Në rastet më të rënda, sigurimi mund të ofrojë mbështetje financiare për familjen, veçanërisht kur personi i aksidentuar është burimi kryesor i të ardhurave.
Njëkohësisht, polica e ndihmon biznesin të menaxhojë kostot e paparashikuara dhe t’u ofrojë punëtorëve mbështetje konkrete atëherë kur u nevojitet më së shumti.
Mbrojtje duke filluar nga vetëm 10 euro në vit
Sigurimi i punëtorëve nga aksidentet personale në Scardian fillon nga vetëm 10 euro për person në vit, varësisht nga aktiviteti, niveli i rrezikut dhe mbulimi i përzgjedhur.
Në Scardian besojmë se sigurimi nuk e zëvendëson sigurinë në vendin e punës, por ndihmon që punëtori, familja dhe biznesi të mos mbeten pa mbështetje financiare kur ndodh një aksident.
Mos prisni që një aksident t’ju kujtojë rëndësinë e sigurimit.
Na kontaktoni për një ofertë të personalizuar sipas nevojave të biznesit dhe numrit të punëtorëve tuaj.